Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, vizitojë komunën e Hanit të Elezit, për t’iu bashkangjitur në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe për të promovuar pjesëmarrjen e grave në proceset e vendimmarrjes.
Komuna e Hanit të Elezit është ndër komunat e para në Kosovë që kanë miratuar rregullore komunale për barazinë gjinore duke dhënë më tepër shtytje për implementimin e Ligjit për barazi gjinore dhe dispozitat e tij për përfaqësimin e grave.
Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Komunës Rufki Suma, shprehu respektin e lartë dhe mirëseardhje për Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorit Jean-Claude Schlumberger dhe stafin të tij të cilët e nderuan komunën e Hanit të Elezit me prezencën e tyre në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe për të promovuar pjesëmarrjen e grave në proceset e vendimmarrjes. Duke e respektuar lartë misionin e OSBE-së në ndërtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, ne qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit kemi edhe një arsye më shumë për të vlerësuar rolin dhe përkrahjen e sajë që nga themelimi i Komunës se Hanit të Elezit si pilot njësi komunale, deri në themelimin e sajë në komunë me kompetenca të plota. Komuna e Hanit të Elezit për këto katër vite ka kaluar përmes shumë sfidave në ndërtimin e sajë. Qeverisja vendore është demokratike kur ajo i përgjigjet qytetarëve dhe komunitetit gjatë bërjes së politikave. Kjo do të përfshinte zhvillimin e një administrate kompetente dhe të drejtë, duke respektuar interesat e komunitet duke i angazhuar në procesin e vendim-marrjes transparente. Mbështetja e zhvillimit të një kulture demokratike, promovimin dhe formimin e forumeve publike, avancimi dhe përkrahja e shoqërisë civile do të na largonte nga varësia e vazhdueshme nga një sistem kuotimi për gratë e zgjedhura në institucionet publike,tha ndër të tjerat z. Suma.
Kryetari i komunës z.Suma shprehu mirënjohje të veçantë për Drejtorin e Zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan z.Ulrich Biffar dhe stafin e tij lokal për përkrahjen e vazhdueshme dhënë komunës së Hanit të Elezit në ngritjen e kapaciteteve të administratës komunale.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Menduh Vlashi para pjesmarrësve prezantoi në pika të shkurta funksionimin e Komunës së Hanit të Elezit duke potencuar në veçanti raportin e shkëlqyeshëm ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit.Duke iu referuar procesit të miratimit të Rregullores komunale për barazi gjinore z.Vlashi tha se Komuna e Hanit të Elezit do të qëndroj fuqishëm në përkrahjen e implemtimit të sajë.
Ndjejë kënaqësi të madhe që sot gjendem në komunën e juaj për të shënuar ditën ndërkombëtarë të gruas tha Shefi i Misionit të OSBE-së, z. Jean Claude Schlumberger.
Në veçanti përgëzojë komunën e Hanit të Elezit për angazhimin e sajë në avancimin në fushën e respektimin e të të drejtave të njeriut në këtë rast në fushën e barazisë gjinore. Komuna e juaj është ndër komunat e para që ka miratuar këtë rregullore dhe përgëzojë zyrën për barazi gjinore dhe grupet jo formale e të shoqërisë civile që kontribuan në hartimin e sajë. Ky angazhim i komunës suaj mundë të jetë mesazh inkurajues edhe për komunat tjera të Kosovës që të ndjekin shembullin e juaj .Është inkurajues fakti se komuna e juaj po promovon barazinë gjinore në proceset e vendimmarrjes duke theksuar se do të ishte e arrituar e madhe që kuvendi i komunës para çdo vendimi të marrë, të konsultohet edhe me zyrën e barazisë gjinore. Në këtë ditë kur po festojmë ditën ndërkombëtare të gruas do të doja ti inkurajojë të gjithëve që të riafirmojmë përkushtimin tonë për të promovuar barazinë gjinore në famijlet tona dhe shoqërinë tonë jo vetë për sot po edhe për 364 ditët e ardhshme tha z .Jean Claude Schlumberger
Përveç shënimit solemn të kësaj dite të veçantë, pjesëmarrësit kishin mundësinë që të njihen me aktivitetet e deritashme të grupit dhe të zyrtares për barazi gjinore, si dhe me planet konkrete për të ardhmen, me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të vetëdijes së opinionit të gjerë për barazinë gjinore ne nivelin komunal. Prezantim i veçantë, ishte edhe promovimi i rregullores për barazi gjinore, i cili si akt afirmativ komunal është punuar me përkushtim të madh nga grupi jo formal i grave dhe zyrtarja për barazi gjinore.
Zyrtarja komunale për barazi gjinore Ajete Berisha tha se barazia gjinore është parakusht i domosdoshëm për çdo shoqëri e cila synon të formohet në bazë të parimeve të zhvillimit dhe drejtësisë shoqërore. Autoritetet lokale si sfera të qeverisjes më të afërta me njerëzit, janë aktorët të cilët janë më së miri të pozicionuar për të eliminura këmbënguljen dhe riprodhimin e jobarazive mes meshkujve dhe femrave. Ato kanë mundësi që, përmes kompetencave të veta, dhe përmes bashkëpunimit me tërë vargun e aktorëve lokal, të ndërmarrin veprime konkrete në favor të barazisë gjinore. Nisur nga këto vlerësime komuna e Hanit të Elezit është ndër komunat e para në Kosovë e cila e ka miuratuar ,,Rregulloren për barazi Gjinore “ ,miratoi barazinë e femrave dhe meshkujve dhe rregulloren e mundësive të barabarta tha znj. Berisha .
Zyrtarje për barazi gjinorë Ajete Berisha falemnderoi të gjithë akterët që ndihmuan në hartimin e kësaj rregulloreje në veçanti falënderojë zyrën Regjionale të OSBE-së në Gjilan.
Zyra për informim