Në kuadër të ngrtitjes se kapaciteteve të administrates së komunës për rritjen e performances si dhe trajnimin e stafit në fushën e menaxhimit me resurset humane , zyrtarë të komunës së Hanit të Elezit kishin rastin që të vijojnë trajnimin mbi protokolin dhe rregullat protokolare dhe ceremoniale.
Diplomati I lartë I karierës Ambasadori Bashkim Rama, ligjerues në këtë trajnim në mënyrën më të mirë dhe më profesionale , para zyrtarëve komunal zbërtheu të gjitha aspektet e protokollit.
Ambasadori Rama me shembuj e raste konkrete nga përvoja e tij si diplomat shpjegio të gjitha rregullat e protokolit duke filluar nga ato elemntare deri te protokoli I lartë shtetërorë dhe diplomatik.
Në përkufzimine tij mbi protokolin z. Rama thotë se ;
-Protokolli i Shtetit përfaqëson përmbledhjen institucionale të kritereve që rregullojne çdo aspekt të natyrës formale dhe joformale, te marrëdhënieve zyrtare, dhe të cilat duhet të jenë në përputhje me protokollin ndërkombëtarë.
Në këtë kuadër ai përmendi se ;Zbatimi me saktësi i përparësisë së rangjeve zyrtare, Trupit Diplomatik, si dhe përcaktimin e tij në raste të veçanta të paparashikuara në rregullore,Organizimi i ceremonive të pritjes e përcjelljes së delegacioneve të huaja dhe të vendit,Organizimi dhe ndjekja e konferencave e takimeve shumëpaleshe të nivelit të lartë,Menyra e ardhjes;Saktesimi i kohës se ardhjes;Të deleguarit, numri dhe emrat e tyre;Ceremonia e pritjes dhe e percjelljes;Publiciteti, janë vetëm disa nga obligimet me të cilat duhet të merret zyra e protokolit.
Protokolli është arti i cili krijon atmosferë dhe kornizë për politikë ,është një reflektiv i organizimit politik të një shoqërie dhe mbi të gjitha, protokolli përfaqëson nivelin e organizimit politik, natyrën e këtij organizimi dhe cilësinë e kulturës politike të një shoqërie.
Punonjësi i Protokollit do te thote; Aftësi që të punojë në grup ,Bashkepunim;Lidership;Vullnet, kurajo, iniciativë, krijimtari, modesti;Komunikim efektiv;Etikë zyrtare;Etikë veshjeje;Respekt dhe dëshirë për të ndihmuar pasardhësin.
Nëpunësi i protokollit duhet të jetë mjaft komunikativ, të jetë njohës i mirë i rregullave të komunikimit dhe teknikës diplomatike. Paraqitjet e tij të shpeshta në skenë dosido kërkojnë përkujdesje për pamjen e tij të jashtme, por që njëkohësisht duhet edhe mos të duket imponues. Me bindje dashurie ndaj atdheut dhe me lojalitet, nëpunësi i protokollit rregullisht duhet të jetë i gatshëm që t’u dalë në mbrojtje edhe mysafirëve të jashtëm, për ndjenjat dhe të drejtat e tyre dhe sapo ta dija se ato u janë cënuar dosido duhet reaguar në mënyrë adekuate
Me një bashkëbisedim interaktiv dhe me shembuj konkret Ambasadori Rama dhe zyrtarët e komunës së Hanit të Elezit realizuan një trajnim të shkëlqyeshëm në fushën e protokollit dhe ceremonialit.
Zyra për Informim