Në emër të Komunës sonë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për Alba Group, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Qendrën për Punë Sociale (QPS), për iniciativën e tyre të mrekullueshme që solli gëzim dhe buzëqeshje tek fëmijët tanë – nga parashkollorët e deri në klasat e pesta., duke përfshirë edhe fëmijët e çerdhes “Ardhmëria”.
Urimet dhe dhuratat me rastin e festës së Bajramit janë një gjest i veçantë që reflekton vlera të larta njerëzore, e solidare si gjithherë nga Alba Group.
Faleminderit që e bëni komunitetin tonë më të ngrohtë dhe më të bashkuar në festat tona më të rëndësishme!