Komuna Hani i Elezit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë vazhduar bashkëpunimin për dhurimin e gjakut, si dhe me mbështetje të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit.
Aksionit të dhurimit të gjakut i cili është cilësuar si akt fisnik dhe i rëndësishëm për komunitetin, morën pjesë qytetarë të shumtë, saktësisht 95 dhurues.
Dhurimi i gjakut dhe ndërgjegjësimi rreth dhurimit vullnetarë të gjakut është një shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit, prandaj Komuna Hani i Elezit me drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vazhdon të jetë bashkëpunëtorë i institucioneve dhe organizatave që promovojnë dhurimin vullnetar të gjakut.
Dhuro gjak, shpëto jetë!