Hani i Elezit 14.06.2012
Anëtarët e Akademisë për Qeverisje Lokale të organizuar nga Instituti për Qeverisje Lokale të Kosovës, janë duke mbajtur Modulin e pestë (V) nga data 12,13 dhe 14 qershor në Ulqin Mal të Zi.
Ky është Moduli i fundit pas të cilit Akademija për Qeverisje Lokale më datën 23 qershor ka planifikuar diplomimin e gjeneratës së parë. Në këtë gjeneratë ,Akademinë e kanë vijuar anëtarë nga gjashtë komunat e Kosovës :Hani i Elezit, Juniku,Obiliqi, Vitia, Ranillugu dhe Novo Bërda.
Në modulin e- V- janë trajtuar temat:
-Qeverisja Lokale dhe Standardet ndërkombëtare në raport me Integrimet Europiane si dhe
– Të drejtat e njeriut dhe aspektet e përdorimit të gjuhëve zyrtare.
Zyra për Informim