Në kuadër të projektit “A Smart System for Early Flood Detection and Waste Monitoring in the Lepenec River”, u organizua një workshop i rëndësishëm kushtuar mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të lumit Lepenc.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan çështje me rëndësi të veçantë, përfshirë rolin dhe rëndësinë e lumit Lepenc për komunitetin tonë, mbrojtjen e tij, si dhe nevojën për mirëmbajtje të vazhdueshme të shtratit të lumit. Workshopi u udhëhoq nga eksperti i fushës, z. Bashkim Kastrati, i cili prezantoi praktikat dhe rekomandimet profesionale për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të këtij resursi të çmuar natyror.
Më vjen mirë që në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë të institucioneve lokale, përfaqësues të shkollave, organizata joqeveritare rinore, si dhe partnerët tanë nga Maqedonia e Veriut. Prania dhe kontributi i tyre dëshmojnë se mbrojtja e mjedisit kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkufitar.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Zyrën e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij projekti, si dhe falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre. Besoj se vetëm përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët mund të sigurojmë një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të qëndrueshme për lumin Lepenc dhe për komunitetin tonë