Hani i Elezit 31.03.2011
Në projektin ,, Granti për zhvillimin e shkollave(SDG),projekt i Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë,e financuar nga Banka Botërore të cilën e implementon KEC-i ,shkolla e mesme ,,Dardania “është përfituese e grantit për zhvillim të shkollës në vlerë prej 9150 euro ,prej të cilave 8610 euro nga SDG dhe 540 euro ose 5% e vlerës si pjesë e participimit nga Buxheti i Komunës së Hanit të Elezit.
Ky është raundi i parë i këtij projekti i cili ka për qëllim të ndihmoj shkollat për përmirësimin e cilësisë në institucionet shkollore.
Sipas Drejtorit të kësaj shkolle Zyber Xhonit ,këto mjete do të përdoren për pajisje të teknologjisë informative, përkatësiht për kabinetin e informatikës.
Sigurisht se kjo ndihmë do ta ndihmon shumë këtë institucion shkollorë ,434 nxënësit ,do të kenë kushte optimale për ngritjen e cilësisë në arsim sidomos në fushën e teknologjisë informative ,tha më tej z.Xhoni ,duke theksuar se do të ishte shumë i lumtur po qe se edhe kabinetet tjera ,si të kimisë,fizikës dhe të biologjisë të kompletohen me mjete konkretizuese.
Zyra për Informim