Në prag të Festës së Fitër Bajramit, janë shpërndarë 70 pako ushqimore nga Relief Islamic Kosova dhe 30 pako të tjera ushqimore nga Kryqi i Kuq i Kosovës për familjet me asistencë sociale, nënat vetëushqyese, familjet me vështirësi ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuar.
Komuna e Hanit të Elezit është falënderuese dhe mirënjohëse për të gjithë donatorët të cilët në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në festa, gjithmonë qëndrojnë krah familjeve në nevojë në Han të Elezit.