Në kuadër të bashkëpunimit të CARTAS-it të Luksembourg-ut dhe komunës së Hanit të Elezit i cili ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të komunës në përgjithësi , dhe komunitetin e fshatit Seçishtë në veçanti ,janë paraparë sektorë të ndryshëm të veprimit të përbashkët.
Ky bashkëpunim i referohet sektorëve të Arsimit , Shëndetësisë dhe Veprimtarive për Gjenerimin e të Ardhurave ,duke iu referuar edhe mbrojtjes së ambientit dhe çështjeve gjinore.
Komuniteti i i fshatit Seçishtë i përfaqësuar nga këshilli i fshatit në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Strategjik dhe Drejtorinë për Shërbime Publike, duke identifikuar nevojat e komunitetit në fushën e mbrojtjes së ambientit , ka nxjerrë si prioritet furnizimin e familjeve me konteijner për grumbullimin e mbeturinave.
Në mbështetje të këtij aktiviteti Caritasi i Luksembourgut dhe komuna e Hanit të Elezit për komunitetin e fshatit Seçishtë financuan projektin për konteijner familjarë 125 l , të cilat do të shpërndahen falas për familjet e fshatit Seçishtë.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 10.500.oo € .
Zyra për Informim