Hani i Elezit 01.11.2011
Një projekt që për shumë të rinj dhe qytetarë të Komunës së Hanit të Elezit ishte vetëm një dëshirë, tani po bëhet realitet.
Ndërtimi i një Salle të sporteve po behet realitet falë investimit të Komisionit Evropian që për këtë objekt shumë funksional ndau një buxhet prej 303.000,oo euro.
Ky objekt po ndërtohet në oborrin e shkollës fillore ,,Ilaz Thaçi”dhe me siguri se 1500 nxënësit e kësaj shkolle do të jenë ata që më së shumti do ti gëzohen këtij projekti.
Kryetari i komunës Rufki Suma ndau pak kohë që për së afërmi të inspektoj punimet në këtë projekt.
Komuna e Hanit të Elezit ka aplikuar ne IPA fondet e komisionit Evropian me shumë projekte të cilët i kemi konsideruar si te nevojshme dhe të domosdoshme për qytetarët tanë. Dhe sigurisht se gjithmonë kemi pas parasysh se nxënësit dhe të rinjtë e komunës sonë kanë shumë nevojë për një objekt të tillë,dhe fale arsyeshmëris së projektit tonë dhe numrit të madhe të shfrytëzuesve potencial, gjetëm mirëkuptim edhe nga Komisioni Evropian për të financuar dhe realizuar këtë projekt kapital .
Shpresojmë , tha z. Suma se me këtë objekt të rinjve të Hanit të Elezit do të ju ofrojmë një hapësirë moderne për të ju mundësuar që të angazhohen edhe për aktivitete të ndryshme si kulturore ashtu edhe sportive ,që zakonisht kanë qenë të kushtëzuara me hapësira të mbyllura .
Kjo sallë e sporteve do te jetë e pajisur me të gjitha anekset përcjellëse dhe do të këtë kapacitetin prej 300 ulëseve.
Ky projekt është duke u realizuar nga kompania Kroate Technobeton dhe sipas punëkryesve duhet të përfundoj në mars të vitit të ardhshëm.
Zyra për informim