Me rastin e 29 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve në Han të Elezit, sot, së bashku me familjarët e dëshmorëve, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, përfaqësues të OVL-UÇK-së, Bashkësisë Islame – Dega në Han të Elezit, anëtarë të legjislativit dhe ekzekutivit komunal, veteranë të UÇK-së, zyrtarë komunalë dhe qytetarë të tjerë, bëmë homazhe në nderim dhe përkujtim të 15 dëshmorëve tanë.
Homazhet u zhvilluan në Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, si dhe pranë pllakës përkujtimore të viktimave civile, duke nderuar me respekt të veçantë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e vendit tonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit