27 Prilli shënon Ditën e të Pagjeturve të Kosovës nga lufta e fundit, e që prej 25 vjet pas përfundimit të luftës, kësaj toke vazhdojnë t’i mungojnë 1620 frymë burrash, grash e fëmijësh, të cilët i zhdukën dhunshëm forcat kriminale serbe.
Kjo ditë është një nga plagët më të rënda të historisë dhe shtetit të Koosvës, dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, deri në zbardhjen e fatit të secilit prej 1620 të zhdukurve.
Për nderim të të zhdukurve, gjatë Turneut të Mundjes të organizuar nga Federata e Mundjes dhe klubet e mudnjes nga Hani i Elezit, KM “Dardania” dhe KM “Sharri”, dy nxënëset e shkëlqyeshme nga ShML “Dardania”, Teuta dhe Blerta Hasallari u paraqitën me një shkrim dedikuar kësaj dite.
Kërkesa jonë për drejtësi do të jetë e përhershme!