Sot, në orët e para të mëngjesit, 24 pensionerë nga Shoqata e Pensionerëve të Hanit të Elezit janë nisur për një qëndrim 5-ditor për rehabilitim në Spitalin Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim në Kllokot.
Ky rehabilitim po realizohet përmes subvencionimit nga Komuna e Hanit të Elezit dhe shënon vitin e pestë me radhë që Komuna mbështet pensionerët për rehabilitim në Banjën e Kllokotit.
Pensionerët janë përcjellë nga Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Liridona Ballazhi, dhe Kryetari i Shoqatës së Pensionerëve, Shefket Lusnjani.
Mbështetja e vazhdueshme e Komunës është një përkushtim ndaj mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të pensionerëve tanë, si falënderim për kontributin e tyre në shoqëri