

Me një akademi solemne Shkolla e Mesme e Lartë “Dardania” në Han të Elezit shënoi përvjetorin e 20-të të ekzistimit.
Personalitet publike e politike, përfaqësues të institucioneve të komunës së Hanit të Elezit,familje të dëshmorëve, Policisë së Kosovës, musafirë të ftuar, arësimtarë, prindër e nxënës, me një manifestim rasti shënuan 20 vite të Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania”.
Me fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhje, pjesëmarrësve iu drejtua drejtori i shkollës z.Zyber Xhoni. Ai me këtë rast tha se shënimi i përvjetorit të 20-të të kësaj shkolle është moment të rikujtojmë të gjithë ata që kontribuan për vendosjen e themeleve të arsimit të mesëm në trevën e Hanit të Elezit.
Drejtori Xhoni duke uruar të gjithë të pranishmëve për këtë datë të shënuar të arsimit në komunës së Hanit të Elezit revokoi ecjen e këtij institucioni arsimorë për këto 20 vite të funksionimit.
Ndërsa nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Menduh Vlashi duke uruar stafin arsimorë nxënësit dhe të gjithë të pranishmit tha se ka nderin e veçantë që në emër të Komunës së Hanit të Elezit, të urojë për 20 vjetorin e funksionimit të këtij institucioni arsimorë.
Nënkryetari Vlashi tha se shënimi i këtij përvjetori është kurorëzim i shumë përpjekjeve të shumë gjeneratave që në kushte të okupimit dhe përndjekjes realizuan synimin që shkolla e mesme të funsionoj edhe në Han të Elezit.
Ky përvjetorë ishte rastë që shumë individë që për 20 vite kanë kontribuar për këtë institucion arsimore të nderohen me mirënjohje.
Në emër të tyre i falënderoi z.Kadri Kuka ndër përkrahësit më të mëdhenjë të arsimit të komunën e Hanit të Elezit.
Për bashkëpunim të mirë, komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit z.Nuhi Dema nderoi me mirënjohje Komunën e Hanit të Elezit dhe Drejtorin e Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania” z.Zyber Xhoni.
Me mirënjohje u nderua edhe arsimtari më i mirë i vitit z.Mevlud Dernjani si dhe nxënësit më të mirë të këtij viti shkollorë.
Me fjalë rasti dhe urim për këtë përvetorë u prezentua edhe Drejtori i parë Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania” z.Emrush Dernjani
Akademia solemne në shënim të 20 Viteve të Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania” në Han të Elezit u pasurua me program artistik ku performuan nxënës të kësaj shkolle dhe SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit ndërsa u përmbyll me prezentimin e ekspozitës të artit figurativ nga nxënësit e shkollës “Dardani” dhe me një koktej rasti.