Hani i Elezit 27.12.2013
Komuniteti i fshatit Seqishtë përmes procesit të konkurimit të zhvilluar nga ana e Caritas-it të Luksemburgut, kishte aplikuar në kuadër të projektit ,,Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm’’.Pas vlerësimit të të gjithë formularëve ky komunitet është përzgjedhur për një bashkëpunim të përbashkët tre vjeçarë 2011-2013.
Ky bashkëpunim i është referuar tri komponentëve, atë të sektorit të Arsimit, Shëndetësisë dhe Veprimtarive për gjenerimin e të ardhurave.
Komuniteti i fshatit Seqishtë ka identifikuar prioritetet në sektorët e përmendur dhe në përputhje me nevojat ka implementuar një varg të projekteve në sektorin e gjenerimit të të ardhurave dhe zbutjen e papunësisë.
Edhe një nga këto projekte është realizuar me ç’rast 20 familje të këtij fshati përfituan nga një motokultivator me pajisje përcjellëse, projekt i përbashkët i financuar nga CARITAS-i, komuna e Hanit të Elezit dhe banorët përfitues në këtë projekt. Të gjithë përfituesit janë përzgjedhur nga komisioni i fshatit Seqishtë, dhe të cilët në bazë të vlerësimit të këtij komisioni kanë përmbushur kriteret e parapara për këtë donacion.
Vlera e përgjithshme e projektit është 55.240.oo € prej të cilave të gjithë përfituesit kanë participuar me nga 10% të vlerës së pajisjeve.
Zyra për Informim