Hani i Elezit 07.06.2013
Qytetarët e komunës së Hanit të Elezit edhe këtë vit dëshmuan humanitetin e tyre duke iu përgjigjur aksionit për dhurim vullnetarë të gjakut në kuadër të muajit të dhurimit të gjakut
Kjo ngjarje humanitare është zhvilluar me iniciativën e Këshillit Rinorë të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit, në bashkëpunim me Entin për Transfuzion të Gjakut nga Prishtina dhe Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenije Sociale të komunës së Hanit të Elezit.
Aksioni i dhurimit të gjakut filloi në ora 13.30 pas faljes së namazit të Xhumasë dhe tërë aktiviteti informues i mirë, rezulltoi me numër të madhë të qytetarëve të cilat ishin vënë në radhe për të dhuruar gjak.
Në radhë të vullnetarëvë për dhurim të gjakut ishin shumë të rinjë të Hanit të Elezit, përfaqesues të institucioneve komunale me në krye kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, kryesuesin e kuvendit Menduh Vlashin, zyrtarë komunalë si dhe përfaqësues të Bashkesis Islame të Komunës së Hanit të Elezit ,
Nga numri i përgjithshmëm prej mbi 120 vullnetarëve të regjistruar për dhurim të gjakut, 100 nga ta dhuruan gjak, me ç’rast duhet të theksohet se këtij aksioni iu bashkangjitën edhe vullnetare të gjinisë femrore. Aksioni për dhurimin e gjakut është zhvilluar në hapësirat e Xhamisë së qytetit të Hanit të Elezit.
I tërë ky aktivitet është kordinuar mirë ndërmjet stafit të QKMF,,Menduh Kaloshi” dhe Entit për Transfusion të Gjakut nga Prishtina, me që rast falemnderohet edhe këshilli i Bashkësisë Islame të komunës së Hanit të Elezit për iniciativën dhe përkrahjen e kësaj ngjarje humanitare.
Zyra për Informim