Hani i Elezit 13.03.2014
Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Irfan Qajani, zhvilloi një takim pune me zyrtarët nga projekti i bashkëpunimit me Caritasi-in e Luksemburgut.
Takimi është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit dhe realizimit të shumë projekteve në kuadër të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit-Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm“ ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Caritas-it të Luxemburgut, në segmentin që i referohet sektorit të Arsimit dhe Kulturës.
Komuniteti i fshatit Seqishtë identifikojë prioritetet në sektorin e përmendur në përputhje me nevojat dhe aktivitetet e realizueshmërisë dhe në përputhje me Strategjinë Zhvillimore të Komunës së Hanit të Elezit ka ndërtuar “Qendrën Rinore”.
Drejtori i DKA-së Irfan Qajani dhe përfaqësues të projektit të Caritas-it, me një solemnitet rasti bënë pranim-dorëzimin e donacionit të radhës për “Qendrën Rinore” në fshatin Seqishtë. Prej sot kjo qendër do të jetë më e pasur me Kabinetin e Informatikës me 10 njësi kompjuterike, 7 vitrina për libra si dhe Lekturë shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
Zyra për Informim