Hani i Elezit 06.11.2013
Trashëgimia kulturore njihet si instrument i identitetit kombëtarë dhe kulturor.Në lidhje me identifikimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore dhe të diversitetit kulturor kërkohet që të hartohen politika të përgjithshme, që synojnë vënien në pah të funksionit të trashëgimisë kulturore në shoqëri dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie .
Fakti është që duhet të marrim përsipër përgjegjësi shumë të mëdha dhe të konsiderojmë trashëgimin kulturore dhe natyrore si një thesar dhe një burim të çmuar të informacionit paraqet obligimin e domosdoshme që ta identifikojmë, ruajmë dhe t’ua bartim gjeneratave të ardhshme.
Për këtë qëllim komuna e Hanit të Elezit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nënshkruan:
“Marrëveshje Mirëkuptimi për Implementimin e Projektit –Promovimi I Vlerave Kulturore dhe Identifikimi I Trashëgimisë”
Kjo marrëveshje ka për qëllim financimin e projektit me të cilat do të promovohen vlerat kulturore dhe identifikimi i trashëshëgimisë në komunën e Hanit të Elezit.
Sipas kësaj Marrëveshje Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të merr pjesë në financimin e këtij projekti në vlerë prej 10.000.oo€.
Marrëveshjen për realizimin e këtij projekti e nënshkruan në emër të komunës së Hanit të Elezit, kryetari Rufki Suma dhe sekretari i përgjithshëm i MAPL-së Besnik Osmani
Zyra për Informim