Sot shënojmë 17 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
⚖️Kushtetuta e Republikës sonë është themeli i shtetit tonë të pavarur dhe sovran, garantues i të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë, si dhe udhërrëfyes për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar mbi vlerat kushtetuese dhe për të forcuar përkushtimin tonë për një shtet ligjor, të drejtë dhe me institucione funksionale në shërbim të qytetarit.
Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosoves