Ju ftojmë të bëheni pjesë e dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2026 dhe parashikimet e hershme për vitet 2027-2028, në të cilat mund të paraqisni propozimet, nevojat dhe prioritetet tuaja për projektet që doni të realizohen në vendbanimin tuaj.
Dëgjimet publike janë një hap i rëndësishëm drejt bashkëvendimmarrjes dhe transparencës, dhe pjesëmarrja juaj është thelbësore për një zhvillim të drejtë dhe gjithëpërfshirës të komunës sonë.
Shikoni kalendarin në fotografi për datat dhe lokacionet e dëgjimeve në secilin fshat dhe lagje të komunës.
Ejani, bashkëbisedojmë e vendosim së bashku për të ardhmen komunitare të përbashkët!