Të dashur familjarë, miq dhe kolegë të mësuesit Hajrun Kalisi,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit e aktivistit tonë të nderuar në cështjet e arsimimit dhe edukimit. Mësuesi Hajruni ishte jo vetëm një udhëheqës i gjeneratave të shumta përgjatë 35 viteve, por edhe një shembull frymëzimi për të gjithë ne. Me përkushtimin dhe dashurinë e tij për dijen, ai preku jetët e shumë njerëzve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer që do të kujtohet gjithmonë.
Në këtë moment të vështirë, ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta. Zoti e pastë shpirtin në paqe dhe u qoftë i lehtë dheu i tokës.