Me rastin e protestës “Drejtësi, jo politikë”, që mbahet më 17 shkurt, ju njoftoj se transporti për pjesëmarrësit do të sigurohet nga organizatorët e platformës “Liria ka emër”.
Nisja do të bëhet në orën 11:00, para objektit të Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri” në Han të Elezit, me dy autobusë të kompanisë “Elita Tours”.
Pjesëmarrja në këtë protestë ka rëndësi të veçantë, sepse përfaqëson një qëndrim qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të kontributit të atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit. Prania jonë është mesazh i qartë për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj historisë sonë.
Ju ftoj të bashkohemi në mënyrë dinjitoze!