Sot, prita në takim përfaqësueset e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia Ime” – Ferizaj, ku temë diskutimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje.
Ne jemi të gatishëm dhe të përkushtuar për të mbështetur personat në nevojë dhe për të avancuar përpjekjet drejt një shoqërie më të sigurt dhe më të drejtë.
Së bashku për ndryshime pozitive!