Sot, në një takim njoftues dhe informues, zhvillova takim me z.Halil Halili – drejtor i Institutit Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Drejtori Halili më njoftoi se në kudër të Institutit, ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh, duke përfshirë këtu hulumtimin, këshillimin, edukimin për zhvillim të qëndrueshëm, analiza sociale, mbështetje për punime shkencore, si dhe trajnime profesionale që lidhen me fushat e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë.
Unë e njoftova rreth punëve dhe aktiviteteve që zhvillohen përmes Komunës, e poashtu edhe për nevojat dhe sfidave me të cilat përballemi.
U dakorduam që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona institucionale për të arritur rezultate në fushat e sipërmendura.