Sot në komunë zhvilluam një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Handikos-it nga Ferizaj, ku diskutuam për sfidat, nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.
Në këtë takim morën pjesë: Enver Kosumi – drejtor i Handikos-it, Zana Shabani – menaxhere e programit, si dhe Abdurrahim Vila – staf i Handikos-it.
Biseduam për sfidat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe për bashkëpunimet e ardhshme që do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës në komunën tonë.
Si komunë, mbetemi të përkushtuar që të krijojmë kushte më të mira dhe një mjedis sa më gjithëpërfshirës për çdo qytetar: barazi, respekt dhe të përkrahur.