Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e instalacionit “100” në “Reporting House”, një vepër e veçantë artistike e realizuar me 500 kristale origjinale nga Miniera e Trepçës.
Ky instalacion shënon njëkohësisht një vit nga hapja e “Reporting House” dhe 100-vjetorin e mineraleve të Trepçës – simbol i historisë dhe pasurisë sonë natyrore.
Urime të përzemërta për kuratorin Gazmend Ejupi dhe gjithë ekipin për këtë prezantim dinjitoz të trashëgimisë industriale dhe kulturore të vendit tonë.