Sot mirëpritëm në zyret tona z. Takashi Mori udhëheqësi i departamentit për bashkëpunim ekonomik, në një takim zyrtar së bashku me bashkëpunëtor të programit GGP, ku komuna ka qenë përfituese e donacionit në vlerë rreth 43,000.00 euro.
Bashkëpunimi me Ambasadën e Japonisë në Kosovë ka sjellë investime të rëndësishme në infrastrukturë në komunën e Hanit të Elezit, konkretisht në urën e Sëçishtës, ku projekti ka shtuar sigurinë e këmbësorëve si aneks shtesë si dhe ndriçimin publik në atë pjesë
Komuna planifikon që në të ardhmen të investojë edhe në anën tjetër të urës, duke e renovuar në të dyja anët dhe rritur më tej sigurinë