Dëgjimi i parë u zhvillua në orën 11:00, në Sallën e Takimeve të Objektit të Komunës, dhe ishte i dedikuar për Sektorin e Arsimit dhe Shëndetësisë. Takimin e hapi dhe e kryesoi Kryetari i Komunës, z. Ballazhi, ndërsa prezantimin e detajuar të draft-buxhetit e bëri Drejtorja e Financave, znj. Ballazhi.
Dëgjimi i dytë i ditës u mbajt në fshatin Seçishtë, i dedikuar për banorët e këtij lokaliteti. Takimin e hapi Administratori i fshatit, z. Mevludin Kuka, ndërsa prezantimin e draft-buxhetit e bëri po ashtu Drejtorja e Financave, znj. Ballazhi.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe idetë e tyre. Këto takime dëshmojnë se transparenca dhe bashkëpunimi mbeten themelet e punës sonë të përbashkët.
Të gjithë ata që nuk patën mundësi të marrin pjesë, mund t’i dërgojnë kërkesat, propozimet dhe rekomandimet e tyre në lindita.ballazhi@rks-gov.net ose fizikisht në Qendrën për Shërbim me Qytetarët.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne edhe në dëgjimet e ardhshme buxhetore!