Sot, filloi muaji tetor dhe bashkë me të fillon edhe fushata intenzive për të bërë thirrje për të shtuar kujdesin ndaj shëndetit.
Muaji tetor, ndryshe i njohur si Muaji Rozë, simbolizon muajin e ndërgjegjësimit mbi rrezikun e kancerit të gjirit, si dhe mbi rolin e veçantë të familjarëve, rrethit shoqëror e kolegial për të ngritur moralin e gjithë atyre që janë të prekur me kancer gjiri.
Ne si komunë, për këto katër vite kemi bërë vazhdimisht përpjekje për të ngritur vetëdijësimin, për të ngjallur interesimin dhe për të shtuar kujdesin ndaj shëndetit, ku sot në shenjë simbolike realizuam marshin përgjatë qendrës së qytetit.
Përveç tjerash, edhe për tetorin rozë të këtij viti, çdo të shtune të muajit tetor do të ofrohen shërbime falas të radiologjisë në QKMF – Hani i Elezit.
Diagnostifikimi i hershëm, shpëton jetë!