Sot bëhen 35 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut (7 shtator 1990), akt historik që afirmoi pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës nga Jugosllavia. Ky hap i guximshëm i delegatëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht represionit të regjimit, u bë themel i rrugës drejt shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.