Në Hani të Elezit, D&D Business Support Center mbajti sesionet informuese për Skemën e Granteve për Zhvillim Rural, duke ndarë detaje praktike për hapat e aplikimit dhe mbështetjen që ofron kjo skemë.
Pjesëmarrësit u angazhuan me pyetje konkrete dhe diskutime të hapura, duke treguar interes për mënyrat se si mund të investojnë në zgjerimin e aktiviteteve të tyre prodhuese dhe forcimin e ekonomisë rurale.
Në këto sesione informuese, pjesëmarrësit u informuan për:
Procedurat e aplikimit dhe hapat që duhet ndjekur,
Mundësitë e financimit për:
LOT 1 (1,500€ – 5,000€);
LOT 2 (5,001€ – 50,000€),
Dokumentacionin e nevojshëm dhe kriteret e pranueshmërisë;
Rolin mbështetës të D&D gjatë gjithë procesit të aplikimit.
Ky takim shërbeu si hapësirë për ide të reja dhe shkëmbim përvojash, duke e bërë Skemën e Granteve një mjet të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale të Hanit të Elezit.
Skema e granteve mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, dhe realizohet në bashkëpunim me D&D Business Support Center.