SHML “Dardania” vazhdon të dëshmojë se është model në zhvillimin e procesit mësimor, duke ofruar kushte bashkëkohore, kualitet në arsim dhe një ambient motivues për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Me rastin e fillimit të ri mësimor, vizituam drejtuesit e mësimdhënësit/et e kësaj shkolle, për t’iu uruar suksese dhe mbarëvajtje të procesit mësimor.
Edhe në këtë shkolle, Komuna e Hanit të Elezit ka bërë investime të shumta dhe të nevojshme, me qëllim digjitalizimin e të gjitha klasave, që është çelës për arsim modern dhe e bën mësimin më interaktiv, rrit cilësinë e procesit mësimor, përgatit nxënësit për tregun e punës dhe e lidh shkollën me botën bashkëkohore.
Suksese të gjithë nxenësve dhe mësimdhënësve!