Sot, më 30 prill 2025, Komuna e Hani të Elezit ishte nikoqire e Konferencës për Shkëmbimin e Praktikave dhe Përvojave të Mira në Qeverisje Komunale – një ngjarje rajonale e mbështetur nga OSBE-ja, që synon forcimin e qeverisjes së mirë në nivel lokal.
️Komunat Kaçanik, Ferizaj, Viti dhe Gjilan u bashkuan për të ndarë praktikat më të mira në:
Transparencë dhe llogaridhënie
Pjesëmarrje qytetare
Barazi gjinore në vendimmarrje
Ky takim frytdhënës dëshmoi se kur bashkohen idetë dhe përvojat, ndërtohet një e ardhme më e mirë për të gjithë qytetarët tanë!
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin dhe përkushtimin në ndarjen e përvojave dhe ndërtimin e një qeverisjeje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe demokratike!