Sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Qendrën e Kulturës “Imri Curri” u realizua shfaqja “Vajza e mbështjellur me flamur”, një dramë kushtuar Heroines së Kosovës Ylfete Humolli.
Me tekst dhe regji nga Muharrem Hoda dhe e interpretuar me shumë ndjenjë nga aktorët e Teatrit Amator “Aleksandër Moisiu” nga Kamenica, shfaqja solli një mesazh të fuqishëm për sakrificën, guximin dhe përkushtimin për atdheun.
Nderim dhe respekt për Heronjtë tanë!