Sot, në nderim të veprës dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, në 26 vjetorin e 29 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve, Kuvendi Komunal i Komunës së Hanit të Elezit organizoi seancë solemne.
Në këtë seancë solemne mbajtën fjalime, Kryesuesi i Kuvendit – Florim Shkreta, Kryetari i Komunës – Mehmet Ballazhi, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të cilët theksuan rëndësinë e përjetshme të veprës së dëshmorëve dhe obligimin e përbashkët për ta ruajtur dhe nderuar kujtimin e tyre.
Pas përfundimit të seancës, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës dhe bashkë me Kryesuesin e Kuvendit, ekzekutivin, legjislativin, familjarë të dëshmorëve, miq e shokë, si dhe pjesëmarrës të tjerë, u bënë homazhe dhe vendosën lule tek varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm për ta.
Komuna e Hanit të Elezit mbetet e përkushtuar që veprat dhe sakrifica e dëshmorëve të jenë gjithmonë dritë udhërrëfyese për gjeneratat që vijnë.