Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025 –Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për 35 Kryetarë Komuna dhe Kuvende Komunale, të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës. Ndaj në rezultatet përfundimtare për Komunën e Hanit të Elezit, është konfirmuar fitorja për Kryetar të Komunës e z. Mehmet Ballazhi, Partia Demokratike e Kosovës – PDK me 2,725 vota | 51.26%.
Me këtë rezultat, Mehmet Ballazhi fiton mandatin për të udhëhequr Komunën e Hanit të Elezit për katër vitet e ardhshme.
Rezultatet sipas subjekteve politike dhe të anëtarëve të rinjë të Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit janë:
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 39.43% | 1,976 vota | 6 kandidatë të zgjedhur
1. Basri Dernjani – 1,976 vota
2. Florim Shkreta – 339 vota
3. Resul Suma – 227 vota
4. Shefket Lusnjani – 163 vota
5. Nora Xhoni – 159 vota
6. Sejlan Dernjani – 155 vota
LËVIZJA VETËVENDOSJE – 22.43% | 1,124 vota | 3 kandidatë të zgjedhur
1. Medina Imishti – 1,124 vota
2. Sead Vila – 155 vota
3. Ferdi Topojani – 147 vota
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 19.41% | 973 vota | 3 kandidatë të zgjedhur
1. Menduh Vlashi – 973 vota
2. Sherif Bushi – 182 vota
3. Hatmije Kalisi – 129 vota
LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës – 18.74% | 939 vota | 3 kandidatë të zgjedhur
1. Kimete Kuka Hasallari – 939 vota
2. Visar Hasallari – 324 vota
3.Nexhmedin Daci – 158 vota
Kryetar Komune këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/…/zgjedhjet-per-kryetare-te-komunave/
Kuvende Komunale këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/rezult…/zgjedhjet-per-kuvende-komunale/