Pas një incidenti ku një pjesë muri u shemb mbi veturën e një banori, reagimi ishte i menjëhershëm dhe i koordinuar. Ekipet emergjente dolën në vendin e ngjarjes brenda pak minutash, duke bërë të mundur largimin e rrezikut dhe normalizimin e situatës. Fatmirësisht, shoferi nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
Falënderoj Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, ekipet e QKMF-së për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar. Mirënjohje të veçantë për qytetarët që ofruan ndihmë vullnetare dhe për bizneset private që u solidarizuan menjëherë me mbështetje logjistike.
Do të vazhdojmë me inspektimet e nevojshme në zonë për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të garantuar një mjedis sa më të sigurt për të gjithë.