Pritëm në Komunën tonë znj. Mary-Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës, me ekipin e saj, në kuadër të projektit për forcimin e demokracisë vendore.
Në këtë takim ndamë prioritetet tona si komunë, nga arsimi, përfaqësimi gjinor, e deri te bashkëpunimi ndërkufitar. Diskutuam për mënyrat konkrete si të përfshijmë qytetarët në vendimmarrje përmes granteve dhe praktikave gjithëpërfshirëse.
Angazhimi ynë i përbashkët mbetet i qartë, më shumë demokraci, më shumë transparencë, më shumë pjesëmarrje në nivel lokal.