Fushata “PërSHËNDETje” është një iniciativë e projektit AQH që synon përmirësimin e shëndetit të popullatës në Kosovë, me fokus në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo ngjitëse (SJN), sidomos hipertensionit dhe diabetit.
Fushata mbahet me datën 25.09.2025 (e enjte) duke filluar prej orës 11:00-14:00 në rrugën ‘Nuri Bushi”, Hani i Elezit
Qëllimet kryesore të fushatës janë:�Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për SJN-të dhe parandalimin e tyre.�Mbështetje teknike për qendrat shëndetësore në promovimin e parandalimit të këtyre sëmundjeve.�Fushata synon veçanërisht adoleshentët, të rinjtë dhe prindërit, si dhe komunitetet më të cenueshme, duke inkurajuar sjellje të shëndetshme që nga fazat e hershme të jetës.
Zbatimi i fushatës:
OJQ-ja KOPF organizon aktivitete ndërvepruese në 5 tenda tematike ku trajtohen:�Faktorët e rrezikut për SJN-të dhe prezantimi i fushatës�Ushqyerja jo e shëndetshme�Duhani�Alkooli�Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm