Të nderuar drejtorë të Drejtorive Komunale për Bujqësi në Regjionin e Ferizajt,
Për shkak të paraqitjes së sëmundjes infektive Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (dele & dhi) në Komunën e Prizrenit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë Vendim për ndalimin e lëvizjes së deleve e dhive në territorin e Republikës së Kosovës sipas masave të specifikuara në Vendimin e bashkangjitur në këtë E-mail. Kërkojmë nga Autoriteti juaj që brenda mundësive dhe përgjegjësive, t`i njoftoni fermerët e deleve e dhive për zbatimin e Vendimit të AUV-së, për përkujdesjen ndaj kafshëve të llojit dele & dhi dhe raportimin e rasteve me simptoma të infektimit me sëmundjen e lartëshënuar. Uroj që të mos kemi raste, por edhe nese kemi, ju lutemi për bashkëpunim për t`a menaxhuar sa më lehtë dhe sa më pak dëme blegtorale. Me respekt, SELAMI SALIHU DMV&MSV Udhëheqës i Zyrës Regjionale, Zyra Regjionale Ferizaj, Drejtoria e Inspektoratit, AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË, 📍 Rruga Vëllezërit Gërvalla, nr. 1, Ferizaj, Republika e Kosovës, 📱 +383 44 731 050, 📧 selami.m.salihu@rks-gov.net, 🌏 auvk.rks-gov.net