Kompania e Ujësjellësit “Bifurkacioni” njofton konsumatorët e Hanit të Elezit se gjatë ditës do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ndërprerja e ujësjellësit vjen si pasojë e shembjes së dheut në fshatin Glloboçicë, nga ku furnizohen Lagjja e re dhe fshati Seçishtë në Hanin e Elezit.
Ekipet tona po punojnë në sanimin e defektit me qëllim që furnizimi me ujë të pijes të kthehet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tֻë zonës!
KRU “Bifurkacioni” Sh.A
19.11.2025