Në ambientet e zyreve të LAB u bë nënshkrimi i një marrëveshje, qëllimi i së cilës konfirmohet se LAB dhe Komuna e Hani i Elezit, janë dakorduar të bashkëpunojnë për zbatimin e kërkesës së fermerëve në investimin dhe modernizimin operativ të paisjeve bujqësore.
Me modernizimin teknologjik dhe furnizimin me paisje inovative bujqësore (moto kultivator me freza, me kapacitet 4.4 kW), përfituesëve u krijohen kushte më të mira në zhvillimin e veprimtarive të tyre prodhuese, lehtësimin e aktiviteteve bujqësore, zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe mirëmbajtjen e plantacioneve sipas standardeve më të larta në industrinë e bujqësisë.
Ky projekt do të kontribuojë në rritjen e zhvillimit të bujqësisë, përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe përmbushjen e standardeve më të larta në bujqësi, duke siguruar mundësi të reja dhe më efikase për fermerët e Komunës së Hani i Elezit.