Komuna e Hanit të Elezit ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimi me Postën e Kosovës SH.A dhe Policinë e Kosovës, për shpërndarjen e dërgesave dhe gjobave të trafikut rrugor përmes një procesi të strukturuar dhe efikas.
Në emër të Policisë së Kosovës, marrëveshja është nënshkruar nga Major Avni Uruqi, Shef i Sektorit Operativ Rajonal, dhe në ceremoni ishte i pranishëm edhe z. Brahim Shateolli, Shef i Njësisë së Kontrollit Rrugor si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor në Hanin e Elezit.
Ky hap përfaqëson angazhimin e përbashkët të institucioneve për të ofruar shërbime më transparente, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.