Nën organizimin e Kryesuesit të Kuvendit z.Shkreta, sot është mbajtur dëgjimi buxhetor për Draft-Buxhetin 2026-2028. Ky aktivitet paraqet një hap të rëndësishëm në kuadër të procesit të planifikimit buxhetor, duke mundësuar transparencë dhe përfshirje të qytetarëve në vendimmarrje.
Institucioni ynë mbetet i hapur për kërkesa, komente dhe propozime shtesë nga qytetarët dhe palët e interesit, me synim që buxheti për periudhën 2026-2028 të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe në përputhje me prioritetet zhvillimore të komunitetit.
Për çdo propozim mundeni të drejtoheni në e-mailin: lindita.ballazhi@rks-gov.net