Në prag të shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim dhe dashuri kanë ndriçuar rrugën e dijes për breza të tërë.
Në nder të kontributit të tyre të çmuar në arsim dhe edukim, bashkërisht me Drejtorinë e Arsimit shprehëm vlerësimin për mësimdhënësit e dalluar për vitin shkollor 2024/2025, të përzgjedhur në nivel shkolle dhe në nivel komunal për Çmimin “Shaban Jashari”:
• Nga SHML “Dardania” – Prof. Rrahman Brava
• Nga SHFMU “Kështjella e Diturisë” – Mësuese Sheride Bushi Guri
• Nga SHFMU “Veli Ballazhi” – Mësues Qani Berisha
• Nga SHFMU “Ilaz Thaçi” – Mësues Basri Dernjani, i cili do të përfaqësojë nivelin komunal për çmimin “Shaban Jashari”
Gjithashtu, me respekt të veçantë, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm për shumë dekada në edukimin e gjeneratave, u nderua profesoreshë Zyleha Bushi.
Faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj të palodhur në ndriçimin e rrugës së dijes!