Në nderim të Epopesë së UÇK-së, datat e lavdishme 5, 6 dhe 7 Mars, sot bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, bashkë me ekzekutivin dhe legjislativin komunal, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe zyrtarë komunalë.
Përkujtimi i shpeshtë i datave historike rrisin ndërgjegjjen tonë kombëtare, duke vlerësuar sakrificën e familjeve shqiptare, të cilët nuk kursyen askënd nga familja, të rinjë e pleq, gra e burra, bashkë deri në frymën e fundit për lirinë e Kosovës!
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe komandantit Legjendar Adem Jashari!