Nën organizimin e Komunës së Kaçanikut, familjeve të dëshmorëve të Feriz dhe Xhevdet Gurit, si dhe me pjesëmarrje të Komunës së Hanit të Elezit, sot përkujtuam dëshmorët e kombit Feriz dhe Xhevdet Guri, duke vendosur lule dhe bërë homazhe në pllakatën përkujtimore në vendin e rënjes së tyre.
Jeta i mori prej nesh fizikisht, por urtësia dhe përkushtimi i tyre jetojnë në çdo kujtim, në çdo fjalë të thënë, në çdo vepër të mirë që frymëzuan.
Mesazhi im me rastin e fjalës ishte për ruajtjen e vlerave të luftës së shenjtë të UÇK-së dhe lavdisë së dëshmorëve si Feriz e Xhevdet Guri.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Feriz dhe Xhevdet Gurit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve!