Ndahen fidanët e arrëve, mollëve dhe kumbullave për përfituesit e subvencionimit nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Sot, Komuna e Hanit të Elezit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë ndau fidanët e arrëve, mollëve dhe kumbullave për 19 përfituesit e thirrjes publike për subvencionim me fidanë, ku fillimisht u realizua një takim informues nga drejtori Abdurraman Bushi, mbi mbjelljen e fidanëve dhe përkujdesjen e tyre.
Urime përfituesve dhe suksese në kultivimin e këtyre kulturave bujqësore!