Kronikë përmes fotografive e natës së dytë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar Hani i Elezit 2025 – Edicioni i Tretë.
Edhe në natën e dytë të Festivalit tonë, vazhdoi tradita e zbarkimit të diversitetit kulturor mbarëkombëtar, duke performuar 8 shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku larmishmëria e valleve, këngëve dhe kostumeve ishte edhe më e pasuruar.
Në natën e dytë performuan këto shoqëri kulturo artistike:
1. SHKA “Malësori” – Gjonaj
2. SHKA “Qypërlinjët e Roshnikut” – Berat
3. SHKA “Hajvalia” – Prishtinë
4. SHKA “Katarina Josipi” – Zym, Has
5. Ansambli “Alba Folk” – Tiranë
6. SHKA “Karadaku” – Gjilan
7. SHKA “Jahi Hasani” – Çegran, Gostivar
8. SHKA “Ilirida” – Shtime
Suksese të gjitha ansambleve, si dhe falënderoj për bashkëpunimin edhe sonte për Policinë e Kosovës dhe OVL UÇK-në, duke mundësuar defilim nga nxënësit me veshje të Policisë, të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së.