Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim noteren znj. Florensa Sahiti, e cila tashmë ka hapur zyrën në komunën tonë për të ofruar shërbime të noterizimit për qytetarët e Hanit të Elezit.
Vendosja e zyrës noteriale në komunën tonë është një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qasjes në shërbime ligjore dhe administrative, duke u mundësuar qytetarëve që t’i kryejnë procedurat e nevojshme pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë komunës.
Komuna e Hanit të Elezit do të jetë gjithmonë e gatshme për bashkëpunim dhe mbështetje, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.
Orari i punës i zyrës së noteres është nga e hëna deri të premten.
I uroj znj. Sahiti suksese dhe punë të mbarë në shërbim të qytetit tonë!